“Je ka flet kot”/ Plas keq në emision, Baton Haxhiu përplaset ashpër me Meçon

Në emisionin “Opinion” është diskutuar në lidhje me deklaratën e presidentit Emmanuel Macron për vizat e Kosovës. Të ftuar në studio kanë qenë edhe Baton Haxhiu e Sonila Meço që janë përfshirë në replika me njëri tjetrin.

Sipas analistit Haxhiu, problemi nuk është me Serbinë, por me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë këtu ka ndërhyrë Meço që i ka thënë se Perëndimi është shumë dhe nuk ka vetëm një bashkësi ndërkombëtare.

Komentet e Meços kanë sjellë nervozizmin e Haxhiut, që i është drejtuar gazetares duke i thënë se po “flet kot” dhe se ajo “nuk e di thelbin e problemit”.
Baton Haxhiu: Ne nuk e kemi problemin me Serbinë. Ne e kemi problemin me bashkësinë ndërkombëtare.

Sonila Meço: Cilën bashkësi se nuk është një, Perëndimi është shumë?
Baton Haxhiu: Je ka flet kot. Kot je ka flet. Nuk e di esencën e problemit.

Sonila Meço: Pse nuk e di? Ti e vret debatin shumë… Je shumë i mençur për ta vrarë më bukur dhe më mirë. Unë të jap fakte ti jep opinione.
Baton Haxhiu: Të jap fakte sa të duash.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *