Jo vetëm Arbana, por as Eduarti nuk do të jetë pjesë e BBV3! Ja kush pritet të jetë regjisori këtë sezon!

Nisja e sezonit të 3 të BBV duket se do të vijë me shumë risi.

Jo vetëm kasti i banorëve të përzgjedhur, por produksioni këtë vit ka vendosur të vijë tërësisht ndryshe edhe në konceptimin vizual.

Shtëpia, skena, logo, ngjyrat dhe gjithçka tjetër do të jetë e konceptuar tërësisht ndryshe.

Sipas burimeve, thuhet se këtë vit spektakli nuk do të moderohet nga Arbana Osmani, por nga Ledion Liço.

Madje jo vetëm kaq, por duket se Arbana Osmani nuk është e vetmja që po largohet nga BBV, të paktën për këtë sezon, por edhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj.

Këtë sezon, regjisor i BBV thuhet se do të jetë Ergys Lubonja, i cili është aktualisht regjisor i DWTS.

Madje, në bion e profilit të tij, Eduarti ka shënuar projektetet e tij, ku atë të BBV e ka përmbyllur në 2023, pra në sezonin e shkuar.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *