Vëllai i Liridonës zbulon se është kontaktuar nga disa persona: Ja çfarë i kanë ofruar

Vëllai i Liridona Ademajt, Leondardi, ka bërë të ditur se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për ngjarjen që lidhet me vrasjen e motrës së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush dhe u bën thirrje këtyre qytetarëve që informacionet t’i dorëzojnë në Polici.

Leonardi thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet ia ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan ai në Facebook.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *