“Keni afat deri me 31 dhjetor” Banka e Shqiperise ben paralajmerimin e fundit per leket e vjetra..

Të gjithë ata qytetarë që kanë ende në dorë kartmonedha të emetuara gjatë viteve 90’ duhet të nxitojnë t’i këmbejnë në banka. Kjo sepse pas 31 Dhjetorit, ato do të jenë të pavlefshme.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në vendimarrjen e tij të fundit ka përcaktuar datën 31 Dhjetor 2023 si afatin e fundit për të këmbyer pa kurs ligjor të gjitha kartëmonedhat me vlerë nga 100 deri në 500 Lekë të emetuara nga viti 1991 deri në vitin 1996.

Sipas këtij vendimi, këmbimi i tyre bëhet pranë të githa sporteveleve të bankave të nivelit të dytë dhe gjatë kesaj kohe, nuk do të kenë vlerë të shtuar.

Gjatë viteve të përdorimit të tyre, kartëmonedhat e emëtuara kanë patur të stampuar imazhet e figurave të rëndësishme për historinë e vendit si Ismail Qemali, Fan Noli, Skëndërbeu apo simbolika të tjera të lidhura me modelin e qeverisjes.

Ndërkohë, vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë nxorri në treg prerjet e reja të kartëmonedhave me vlerë nga 5-10000 Lekë, elementët e sigurisë së të cilave u implementuan sipas teknologjisë së kohës me qëllim parandalimin e falsifikimit të tyre.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *