I ftuar në studion e ABC-së së Mëngjesit ka qenë doktori Luçiano Bardhi i cili foli për një serë temash të ndryshme, si pasojat që shkakton qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, apo edhe pasojat që sjellin mungesat e vitaminave të ndryshme.
Ndër të tjera, doktori foli edhe për vaktin e mëngjesit, vakt i cili më parë konsiderohej si më i shëndetshme i trupit të njeriut.
Bardhi tha se vakti i mëngjesit është me dëshirë për të rritur dhe është mirë të konsumohet nga fëmijët.
Të rriturit do të ishte ideale që vaktin e mëngjesit ta konsumojnë 2-3 orë pas zgjimit, rekomandon ai, por që gjithsesi nuk është kusht.
“Pjesa e mëngjesit, thuhej dikur që është vakti më i shëndetshëm i trupit të njeriut. Në fakt nuk është kështu, vakti i mëngjesit është dëshirë.
Fëmijët duhet ta konsumojnë, por të rriturit që kanë një aktivitet të madh ditor, madje edhe ai konsumimi i kafes që bëhet në minutat e para, sepse në ato minuta ka nivele shumë të larta të kortizolit, suprimon sepse kafja nga përbërja e saj zbraz të gjitha mineralet të cilat akumuluar gjatë natës në filtracionin e veshkës dhe i zbraz jashtë dhe për disa minuta merret energjia, ndërsa gjatë ditës, personi ka dhimbje kockash.
Mëngjesit duhet të konsumohet 2-3 orë pas zgjimit,”/abcnews.al
Leave a Reply